Vdekshmëria nën 5-vjeç tregon probabilitetin e vdekjes së një fëmije të lindur në një periudhë të caktuar para se të ketë kryer 5 vjeç, nëse i nënshtrohet normave të vdekshmërisë specifike të asaj periudhe, e shprehur për 1.000 lindje të gjalla.
INSTAT / Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile
Metodologjia për vitin 2019
Treguesi shpreh probabilitetin që një fëmijë i lindur në një vit tw caktuar do të vdesë para se të arrijë moshën 5 vjec, nëse i nënshtrohet normave specifike të vdekshmërisë së asaj periudhe. Treguesi i shprehur si normë për 1000 lindje të gjalla paraqitet në shtrirje kombëtare dhe është i disagreguar sipas gjinisë.