Treguesi shpreh raportin e numrit total të fëmijëve nën peshë (nën 5 vjeç), ndaj numrit totaltë fëmijëve të kësaj grupmoshe.Treguesi paraqitet në shtrirje kombëtare, nivel qarku dhe rezidencës urbane/rurale. Nën pesha llogaritet si pesha e fëmijës 2 devijime standarte më poshtë se mediana e standardeve të rrritjes sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë për këtë grupmoshë.
Përqindja e fëmijëve nën 5 vjeç, nën peshë, sipas:
Rezidences
Burimi i informacionit
Instituti i Shëndetit Publik
Metodologjia për vitin 2018
Sistemi i monitorimit të praktikave të ushqyerjes së fëmijëve 0-2 vjec dhe i treguesve të rritjes së fëmijëve 0-5 vjec.Numëruesi: Numri i fëmijëve 0-5,99 vjec për të cilët është raportuar se janë nënpeshë sipas peshës për moshë gjatë vitit 2018 në Drejtorinë e Shëndetit Publik. Emëruesi: Numri i fëmijëve 0-5,99 vjec të raportuar gjatë vitit 2018 në Drejtorinë e Shëndetit Publik. Indikatori = (Numëruesi / Emëruesi) x 100. Për të llogaritur indikatorin sipas gjinisë apo urban/rural, si në numërues dhe emërues shtohet kushti përkatës ( psh numri i fëmijëve femra 0-5,99 vjec për të cilët raportohet se janë nënpeshë sipas peshës për moshë dhe numri i fëmijëve femra 0-5,99 vjec të raportuar gjatë vitit 2018.)