Treguesi shpreh numrin e fëmijëve, viktima të mundshme trafikimi të personave, gjatë një viti.Treguesi paraqitet në shtrirje kombëtare dhe nivel qarku, dhe është i disagreguar sipas gjinisë, përkatësisë në një pakicë kombëtare, shtetësisë, kategorisë së regjistrimit të rastit (intervistë formale/fillestare).
Numri i fëmijëve, viktima të mundshme trafikimi të personave, sipas:
Gjinisë
Përkatësisë në një pakicë kombëtare
Shtetësisë
Kategorisë së regjistrimit të rastit
Burimi i informacionit
Ministria e Brendshme
Metodologjia për vitin 2019
Informacioni mbi viktimat vjen nga një sërë burimesh shtetërore e joshtetërore. Këto të dhëna përditësohen në sistemin SIVET, i cili administrohet nga Autoriteti Përgjegjës. Të dhënat statistikore janë grumbulluar për numrin e viktimave të ndara sipas gjinisë, moshës dhe formës së shfrytëzimit, si dhe mbi shtetësinë e viktimave dhe llojin e ndihmës dhe mbrojtjes së marrë.