Treguesi shpreh numrin e personave të cilët kanë mbushur moshën 14 vjeç deri nën 18 vjeç, ndaj të cilëve është marrë masë sigurimi “arrest në burg” gjatë një muaji. Këtu përfshihen të miturit që janë duke pritur gjykimin dhe ata për të cilët është vërtetuar fajësia,por presin shqiptimin e dënimit. Nuk përfshihen të miturit që presin rezultatin e një apelimi ndaj një vendimi.Treguesi paraqitet në shtrirje kombëtare dhe nivel qarku, dhe është i disagreguar sipas gjinisë, grup-moshës, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një pakicë kombëtare,shtetësisë, llojit të veprës penale, statusit të recidivismit dhe kategorisë të masave alternative të marra.