Treguesi shpreh numrin e femijeve (14 deri 18 vjec) që vuajnë dënimin me burgim (vendimtë formës së prerë nga gjykata) në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale.Treguesi paraqitet në shtrirje kombëtare dhe nivel qarku, dhe është i disagreguar sipas gjinisë, grup-moshës, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një pakicë kombëtare dhe shtetësisë.
Numri i fëmijëve (14–17 vjeç) që vuajnë dënimin me burgim, sipas:
Grupmoshës
Llojit të veprave penale
Kategorisë së masave alternative të marra
Aftësisë së kufizuar
Shtetësisë
Përkatësisë në një pakicë kombëtare
Gjinisë
Burimi i informacionit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Metodologjia për vitin 2019
Të dhënat administrative mbahen dhe raportohen nga Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) sipas formateve të miratuara me Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Nr. 3819 datë 26.04.2019 “Mbi përcjelljen e raportimit mujor dhe të dhënave statistikore”.Për përllogaritjen e të dhënave aplikohet mesatarja e ponderuar e çdo muaji të numrit të miturve të trajtuar, bazuar në numrin e pranimeve, numrin e lirimeve dhe gjendjen aktuale.