Treguesi shpreh numrin e fëmijëve 0–18 vjeç rezident në institucionet e përkujdesit shoqëror rezidenciale. Treguesi është i disagreguar sipas numrit të fëmijëve në institucionet publike dhe jopublike. Treguesi nuk përfshin numrin e fëmijëve që marrin shërbime ditore në këto institucione, dhe as numrin e fëmijëve që janë në qendrat e zhvillimit për personat me aftësi të kufizuar, apo në qendrat e tjera të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës dhe/apo trafikimit.